Dukagjini para ndeshjes së vështirë me Ballkanin: Shtëpia jonë është gati për nesër

Të dielën me fillim nga ora 13:00, Dukagjini e pret Ballkanin në ndeshjen e xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës. 

Padyshim se do të jetë duel i vështirë për klinasit ndaj kampionit aktual të Kosovës

Klubi i Dukagjinit ka publikuar pamje të gjendjen momentale të stadiumit “18 Qershori”, duke i ftuar tifozët të jenë të pranishëm në ndeshjen e nesërme.

“Shtëpija jonë është gati për nesër! Ditë e diel, me diell’, të gjithë bashkë drejt stadiumit në përkrahje të klubit tonë, në duelin ndaj kampionit, Ballkanit”, thuhet në postimin e Dukagjinit.