Çmimi i naftës jo stabil/ Në Kosovë dallimi 13 centë nga pompa në pompë!

Në tregun botëror vazhdon të bie dukshëm çmimi i derivateve të naftës. Sot u regjistrua sërish rënie në berzë.

Por në Kosovë tani ka një dallim të madh të çmimeve nga pika në pikë.

Derisa në disa qytete si Skenderaj, Ferizaj e Gjilani, nafta po shitet me 1.36 euro, në disa pika tjera vazhdon të mbetet 1.49 euro.

Pra dallimi është 13 centë nga pompa në pompë dhe kjo nuk dihet pse po ndodhë./