Nesër rrëfehet Hekuran Murati para deputetëve për pagat në arsim

Gjatë ditës së nesërme në Kuvendin e Kosovës, pritet të raportoj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ministri i Financave Hekuran Murati, kërkesë kjo (interpelancë) që e ka bërë Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës.

Gazeta Blic ka siguruar edhe kërkesën por edhe atë se çfarë do të ndodh gjatë raportimit të Muratit dhe pas përfundimit të debatit parlamentar e ku do të ketë edhe një rezolutë të propozuar nga AAK.

Çështja – Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave” – Kështu nis arsyetimi për interpelancë ndaj Hekuran Muratit

Në ndërkohë këto janë edhe arsyetimet që bazohet kërkesa për interpelancë.

Ekzekutimi selektiv i pagave për sektorin publik, në një periudhë të rëndë krize, ka cenuar të drejtat dhe dinjitetin e të punësuarve, për të hyrë në grevën e ligjshme, siç parashikohet me Ligjin për Grevat, nenin 18, efektet e grevës së ligjshme. Me presionin mbi komunat për të siguruar listat e grevistëve, është ndërhyrje në kompetencat dhe rrezik për autonominë e komunave, të paraparë në Kushtetutën e Kosovës, ligjet që rregullojnë fushat, kompetencat e komunave dhe parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale”, thuhet në arsyetimin për debat.

Por, pas shterjes së debatit parlament, propozuesi i kësaj kërkese, këtë rast Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të propozojë edhe një rezolute, pikët e së cilës janë këto:

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”.

Tash e pesë javë tema kryesore pothuajse në vend është greva në arsim, më pas pezullimi i saj për t`i dhënë kohë qeverisë për reflektim.

Por pavarësisht pezullimit të grevës, grevistët u ‘ndëshkuan’ nga Qeveria duke mos i`u dhënë pagat për muajin shtator me arsyetimin se ligji thotë kështu – se kushdo që është në grevë, nuk ka para, por që duhet të paguhen nga sindiktata gjegjëse.

Hekuran Murati disa herë është akuzuar se ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, sepse ministria që drejton ai nuk është punëdhësi, por janë komunat e Kosovës.

SBASHK-u ka paralajmëruar ndjekje penale ndaj tij.