Shtrenjtohet çimento, reagojnë bizneset

Ngritja e çmimit të çimentos për rreth 25 për qind ka shqetësuar bizneset prodhuese të betonit.
Përfaqësues të bizneseve shprehin shqetësimet e tyre dhe kundërshtimin ndaj lëvizjeve dhe ndryshimeve të çmimeve që kanë ndikim të drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre ekonomik.Bazuar në reagimet e bizneseve, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) shpreh mbështetje në të drejtën e bizneseve për shqetësimet e tyre të argumentuara.Naim Mahmutaj nga OAK, në një konferencë për media, tha se ngritja e çmimit 24.4 për qind është e qartë se “Sharrcem” është duke e përdorur rolin dominues në treg që të ngritë në mënyrë arbitrare çmimet e çimentos.“Kjo sjellje lë të hapur mundësinë në vazhdimësi të kemi abuzim me pozitën e dominuese në treg që gëzon kjo kompani”, tha Mahmutaj, raporton kp.Lidhur me këtë ngritje, OAK ka kërkuar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës që të ndërmarrë masa ndaj këtyre të çmimeve.Mahmutaj tha se ngritja e çmimeve ndodhur pa ndonjë paralajmërim paraprak. Sipas tij, ngritja është e pa përballueshme për bizneset dhe ka ndikim drejtpërdrejt te konsumatorët.Të pranishëm në këtë konferencë për media ishin edhe përfaqësuesit e sektorit të ndërtimit, të cilët theksuan se shtrenjtim i çimentos është i pa drejtë