COVID-19: Gjermania i kthen mbrapa 196 mijë persona në kufi

Policia gjermane i ka refuzuar hyrjet e 196 mijë qytetarëve në hyrjet e saj kufitare.

Këto stastistika janë prezantuara para se sot shteti i fuqishëm evropian të heq kontrollet kufitare me fqinjët e saj europianë.

Shifrat janë prezantuar nga ministri gjerman, Horst Seehofer. Kontrollet kufitare janë kryer nga 6000 policë që nga data 16 mars. Nga këto kontrolle, 122 policë gjermanë janë infektuar me koronavirus.

196 mijë qytetarët e kthyer mbrapa nga kufiri gjerman kanë qenë për arsye të ndryshme, por të gjithë si të dyshuar me simptoma të koronavirusit.

SHARE