Banorët e Ujmirit të pakënaqur me cilësinë e punimeve të kanalizimit FOTO

Banorët e fshatit Ujmir të komunës së Klinës janë shprehur të pakënaqur me cilësinë e punimeve të kanalizimit në këtë fshat.
Armend Shala, banor i fshatit, por që jeton në Suedi, për klina.info ka thënë se firma e kontraktuar për shtrimin e rrjetit të kanalizimit në fshat, ka shkaktuar dëme të tjera në prona private të fshatarëve.
Sipas tij, fshatarët 2 herë është dashur që më mjete financiare të tyre të i riparojnë demet që kjo kompani ka bërë gjatë kryerjes së punimeve /Klina.info