Lazio e fut Muriqin në listën për Champions League

Lazio ka publikuar listën e lojtarëve që do të përfshihen në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në mesin e tyre është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan Indeksonline.

Lojtari nga Prizreni iu bashkua skuadrës italiane gjatë kësaj vere nga Fenerbahce për rreth 20 milionë euro.

Ai pritet që të kompletoj sulmin e Lazios së bashku me Ciro Immobilen.