Mori veturën me qira dhe nuk e ktheu, policia po heton rastin

Policia është duke hetuar një person i cili mori një makinë me qira dhe nuk e ktheu.

Sipas policisë një person është ankuar se i dyshuari ka marr me qira një veturë në kompaninë e tij dhe nuk e ka kthyer më.

Rasti ka ndodhur në Graçanicë.

Rasti është duke u hetuar.