Shtyllat elektrike rrezik për qytetarët e Klinës në mes të parkut

Parku Klina vizitohet qdo ditë nga shumë banorë të komunës së Klinës,vizitohet nga mosha të ndryshme,disa njerëz të pa ndërgjegjshëm e dëmtojnë parkun qdo ditë,më së shumti në rrezik janë qytetarët pasi që shtyllat elektrike për ndriqim tek parku është për tokë ku është tepër rrezik. Një banorë tha për KlinaInfo se kërkon nga komuna të merr masa përndryshe mund të ketë pasoja me njerëz më së shumti mund ta pësojnë fëmijët,banori tha se kjo shtyllë edhe pse është për tokë ajo prap lëshon rrymë dhe është tepër rrezik,banorët thanë që kërkojnë nga komuna të rregullohet sa më shpejt, e ne i lusim qytetarët e komunës sonë që të kenë kujdes të shtuar kur të dalin bashk më fëmijët tek parku i qytetit./KlinaInfo/