Shpërlanë mbi një milion euro, policia arreston dy persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje ka arrestuar dy persona në Mitrovicë nën dyshimin për shpërpallje të parave.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njeri nga të arrestuarit është zyrtar i ATK-së.

Sipas policisë, vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi një milion euro.

“Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, është thënë në raport.