Luksemburgu dhe Austria nesër i dhurojnë Kosovës komplete testimi për COVID-19.

Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut përmes Lux-Dev S.A. dhe Qeveria e Austrisë, përmes Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) nesër do t’i dhurojnë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë komplete testimi për COVID-19.

Në këtë ngjarje marrin pjesë: Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë, Valbona Bogujevci, Ndihmëse e Përfaqësueses së Përhershme në UNDP, Christoph Weidinger, Ambasador i Austrisë në Kosovë, Gunther Zimmer, Udhëheqës i Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim-Zyra në Kosovë dhe zyrtarë të MSh e IKSHPK-së.

Ky donacion do të dhurohet nesër në ora 09:00