Numër i ulët i viktimave brenda një dite në Itali

Italia në 24 orët e fundit regjistron numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi i shënuar që prej 1 mars 2020.

Brenda një dite u konfirmuan 7 viktima e 192 të infektuar.

Numri i të infektuarve aktiv është reduktuar nën 15 mijë. Numri i tyre është 14 mijë e 642.

945 të infektuar po trajtohen në spitale e 74 prej tyre në repartet e terapisë intesive.

Numri i të shëruarve nga korinavirusi deri më sot në Itali  është 192 mijë e 108.

Numri total i të infektuarve deri më sot është 241 mijë e 611 e viktima 34 mijë e 861.

Në 24 orët e fundit janë kryer mbi 37 mijë testime.