“Rikthehet” virusi fuqishëm edhe në Mal të Zi: 61 të prekur vetëm sot

Mali i Zi ka informuar për 61 raste të reja me COVID-19.

Nga 450 testime sa janë bërë, 61 kanë dal pozitive, ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë i Malit të Zi.

Nga të infektuarit, më së shumti ka nga Rozhaja, 28 sosh.

Ndërkohë, në Kosovë dje ishte arritur numri më i mash i të prekurve nga koronavirusi.

178 të testuar dolën pozitiv, derisa 8 vdiqën.