Super ndeshje sonte në Ligën e Kampionëve, ‘luftë’ e madhe në Grupin D

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sonte.

Sfida të forta dhe emocionuese pritet të kemi sot, ku edhe pse kanë siguruar kualifikimet e tyre, do të shohim disa përballje të forta si Napoli-Liverpool dhe Bayern Munich-Inter.

Vëmendja më e  madhe pritet të jetë tek grupi D, atje ku katër skuadrat janë në lojë për të kaluar tutje në fazën e eliminimit direkt.

Gjithçka do të vendoset nga dy ndeshjet që do të luhen sonte, ajo në mes të Marseille dhe Tottenham si dhe ajo mes Sporting dhe Eintracht Frankfurt.