Hiqen flamujt e UÇK-së në Klinë. Reagon OVL në Klinë

Para disa ditësh janë hequr 15 flamuj të UÇK-së në varrezat e dëshmorëve në fshatin Grabanicë të Klinës. Këta flamuj ishin të vendosur nga OVL-ja, dega në Klinë. Kryetari i saj, Hajdin Balaj tha për Klina info se ata si OVL, kanë vendosur 15 flamurë, së bashku me ata kombëtarë, te varrezat e dëshmorëve. Ai tha tha se para pak ditësh i kanë lajmëruar për flamujt e hequr dhe tha se rastin e kemi paraqitur në Polici. Gjithashtu theksoi se ne si Organizatë e Veteranëve në Klinë jemi të shqetësuar me këtë makabër që e kanë bëre, dhe tha se gjaku i dëshmorëve do t’i mallkojë. OVL dënon ashpër këtë gjest, tha Balaj.