Rrahje në Pejë, pesë persona të arrestuar

Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Pejës ka njfotuar në mbrëmjes për një rrahje në Pejë, e cila ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën ‘Hysni Rama’.

Policia thotë se ka intervenuar në kohë dhe ka arrestuar pesë persona të implikuar në rrahje.

Që të gjithë të arrestuarit sipas policisë ngarkohen për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

Raporti i plotë:

“Arrestohen pesё (5) persona të dyshuar për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’

Pejë, 07 gusht 2020

Me datё 07.08.2020 rreth orёs 16:00, Stacioni Policor në Pejë, është informuar për një rrahje ne mes te disa personave e cila ka ndodhur në rrugen “Hysni Rama” në Pejë.

Njësitet policore menjëherë kanё dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka arrestuar pesё (5) persona tё cilёt ishin tё pёrfshirё ne rrahje.

Personat e dyshuar fillimisht janё fjalosur nё mes veti dhe mё pas kanё sulmuar njёri tjetrin me ç’rast tё gjithё tё dyshuarit kanё pёsuar lëndime trupore, tё njëjtit janё dёrguar nё spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre ёshtё jashtё rrezikut pёr jetё.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhёr të tij, tё gjithё personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen nё ndalim Policor prej 48- orёsh.”/