FOTO: Aksident i rëndë afër Pejës, rrokulliset vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë-Pejë.

Në fotot e dërguara nga një qytetar shihet një veturë e rrokullisur dhe një kamion i ndalur afër vendit të ngjarjes.

Qytetari ka thënë se nuk dihet nëse në aksident është i përfshirë kamioni.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e Policisë.
Qytetari ka thënë se në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në zonën e fshatit Qyshk të Pejës.

SHARE