Vdes një punëtor në QKUK: U lëndua rëndë duke punuar në Istog

Ka ndërruar jetë njëri nga dy punëtorët që kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në fshatin Gusar të Istogut më datë 28 prill, 2020.

Klan Kosova mëson se punëtorët në fjalë janë lënduar si pasojë e një avarie në pompën e betonit, me ç’rast gypi i pompës i ka goditur ata, kështu duke iu shkaktuar lëndime trupore.

“Si pasojë viktimat kanë marrë lëndime trupore dhe fillimisht janë dërguar në spitalin e Pejës, e me pas njëri prej tyre për shkak te lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK”.

Sot policia ka njoftuar se viktima që ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë të premten (08 maj, 2020) dhe trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, me datë 08.05.2020 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”.

SHARE