Nga nesër bota do t’i ketë 8 miliardë njerëz

Më 15 nëntor 2022, popullsia e botës parashikohet të arrijë në 8 miliardë njerëz, një moment historik në zhvillimin njerëzor.

“Kjo rritje e paprecedentë është për shkak të rritjes graduale të jetëgjatësisë njerëzore për shkak të përmirësimeve në shëndetin publik, të ushqyerit, higjienën personale dhe mjekësinë.

Është gjithashtu rezultat i niveleve të larta dhe të vazhdueshme të lindshmërisë në disa vende”, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara.

Ndërsa popullsisë globale iu deshën 12 vjet për t’u rritur nga 7 në 8 miliardë, do të duhen afërsisht 15 vjet – deri në vitin 2037 – që ajo të arrijë në 9 miliardë, një shenjë se ritmi i përgjithshëm i rritjes së popullsisë globale po ngadalësohet.

SHARE