Ferat Shala (PDK): Jemi në garë për vendin e parë

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se si subjekt politik janë të gatshëm për zgjedhjet e reja.

Shala ka thënë se PDK së qëllimi i PDK-së është të dalë fituese në këtë proces, njofton Klan Kosova.

“Presim të shkojmë në zgjedhjet që janë të nevojshme pasi erdhëm në një situatë ku u keqmenaxhua. Qeveria dhe Hoti kanë krijuar situatë të rëndë”.

“Në zgjedhjet e kaluara kemi qenë ata që kemi deklaruar se do të mbesin opozitë. Kemi qenë opozitë konstruktive në shërbim të shtetit. PDK është në garë e mobilizuar për vendin e parë. Jemi në garë për vendin e parë”, është shprehur Shala.

Shala në Edicionin Special ka theksuar se PDK duke qenë parti opozitare ka votuar buxhetin për vitin 2021 dhe Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike.