Përkundër dallimeve të mëhershme, Nisma dhe PDK në Malishevë bashkojnë forcat

Dega e NISMA-Socialdemokrate në Malishevë ka njoftuar që për hir të kërkesave të qytetarëve të asaj ane, e sidomos pas zhvillimeve me Gjykatën Speciale, do të ngushtojnë bashkëpunimin me PDK’në në atë komunë.

Përkundër dallimeve dhe mospajtimeve të mmëhershme, Nisma thekson se do të dëgjojnë kërkesat e të gjithë atyre veteranëve, e  familjeve të dëshmorëve, invalidëve.

Ja njoftimi i plotë:

Nisur nga situata e krijuar në Kosovë pas arrestimeve nga Gjykata Speciale, shumë përkrahës të dy partive, të NISMA-s dhe të PDK-së, në veçanti pjesa e krahut të luftës kanë kërkuar nga ne që të mbështesim një bashkëpunim strategjikë mes dy partive tona. Prandaj dega e NISMËS në Malishevë, pa marrë parasysh dallimet mes dy partive, është zotuar se do të dëgjojë zërin e të gjithë atyre veteranëve familjeve të dëshmorëve invalidëve të cilët e duan bashkimin e forcave patriotike i ka dhënë përkrahje të pa rezervë kryetarit të NISMËS z. Fatmir Limaj që ta shtyjë përpara idenë e të gjithë atyre që janë për bashkëpunim.

Për hir të gjithë atyre që kërkojnë veprim të përbashkët për të ndalur të këqijat që po i kanosen vendit ne do të vazhdojmë në këtë frymë deri sa kryetari Limaj konsideron që ka hapësirë ende për t’u arritur ky qëllim. Për degën e NISMËS në Malisheve e kaluara e përbashkët në momentet vendimtare për vendin dhe e ardhmja plot sfida dhe rreziqe për Kosovën, janë shumë më të rëndësishme sesa divergjencat që kemi pasur në të kaluarën e afërt. Do të vazhdojmë të dëgjojmë zërin e atyre që kërkojnë bashkëpunim dhe bashkërendim të forcave tona.

Sido që të jetë rezultati i përpjekjeve për të gjetur një gjuhë të përbashkët në këtë situatë kritike, Dega e NISMËS në Malishevë dhe qytetarët e komunës tonë janë të gatshëm si gjithmonë deri në fitoren e radhës duke i dhënë mbështetje të fuqishme vizonarit, fitimtarit, njeriut të unitetit që ka bërë krenarë çdo qytetar të komunës tonë duke i shërby komunës tonë dhe Kosovës në çdo kohë!

Zëri i Fatmir Limajt do të jehojë në parlamentin e Kosovës. Garantues për këtë jemi ne qytetarët e Malishevës dhe shpirti patriotik anekënd Kosovës, aktivistët, bashkepartiakët, bashkëluftarët dhe të rinjtë, të gjithë do të ngritemi në këmbë për të fituar ky vizon në mbrojte të vlerave tona kombëtare, në mbrojtje të shtetit!