Ekologu nga Klina, pjesë e garës për Kuvendin Komunal

Faton Berisha i lindur në Qeskovë të Klinës, ka mbaruar studimet themelore dhe studimet posdiplomike në Univeristetin e Prishtinës, në drejtimin Ekologji – Mbrojtje e mjedisit.

Ka marrë pjesë në hartimin e shumë dokumenteve e strategjive që lidhen me fushën e mbrojtjes së mjedisit, duke qenë i angazhuar për një kohë të gjatë në shoqërinë civile.

Ka punuar edhe në fushën monitorimit të institucioneve, me theks të veçantë monitorimin e prokurimit publik. Po ashtu për vite me radhë ka qenë pjesë e organizimit të eventeve kulturore në Komunën e Klinës.

Për më shumë se një dekadë i angazhuar si pjesë e stafit të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht Zyrtar i Trajnimeve, duke fituar përvojë dhe njohuri të detajizuara të sistemit zgjedhor në Kosovë.
Kritik i pa lëkundur ndaj dukurive negative dhe padrejtësive shoqërore, mbrojtës, avokues dhe lider i kauzave të drejta për të mirën e përgjithshme.

Është njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja.