Rusia: Me SHBA-në duhet t’i rikthehemi ‘Luftës së Ftohtë’

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet t’i kthehen parimit të “bashkekzistencës paqësore” si gjatë Luftës së Ftohtë. Kështu raporton agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë ministria e Jashtme e Rsisë.

Kjo ministri deklaroi se ishte e hapur për dialog të ndershëm dhe me respekt të ndërsjellë me Shtetet e Bashkuara, duke shpresuar se normaliteti mes dy vendeve mund të rivendoset.

Ndryshe, agresioni rus në Ukrainë ka hyrë në ditën e 13-të. Prej 24 shkurtit SHBA-ja, Britania e Madhe e shumë shtete u rreshtuan krah Ukrainës, duke sanksionuar presidentin Vladimir Putin dhe përkrahës të tjerë të tij në qeveri.