Arrestohen dy persona për vjedhje në zonën e Klinës

Njësitet hetimore të Stacionit Policor në Klinë kanë pranuar një informatë se tre të dyshuarit që kishin kryer vjedhje të rëndë në zonën e Klinës, gjendeshin në rrugën “Mustafa Kruja”, në Prishtinë.

Sendet e vjedhura ata i kishin fshehur në banesën e tyre në adresën e lartcekur.

“Rreth orës 18:30, njësia e hetimeve të stacionit policor Klinë pas konsultimit me prokurorin e shtetit të Prokurorisë Themelore Pejë, njëkohësisht edhe me prokurorin e shtetit të Prokurorisë Themelore në Prishtine dhe me urdhrin verbal të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake të Gjykatëse Themelore në Prishtine, është kryer bastisja e shtëpisë ku jetonin të dyshuarit “- shkruan në njoftimin e Policisë së Kosovës në Pejë.

Gjatë bastijes janë arrestuar dy të dyshuarit me inicialet Z.S dhe Xh.M.

Me këtë rast policia si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar:

“Një motor sharrë e tipit Partner P351XT, made in USA, një makine elektrike për qethje të tipit STAREX, made in Japan, një kaçavidë, pesë shishe te mbushura me alkool, një fotoaparat te tipit OLIMPUS, një aparat dore Laser Stanley, një matës i rrymës elektrike Cobra DT-832, tri çanta te ndryshme, tri palë atlete, tri palë këpucë me qafë, një palë patika (atlete) te bardha, dy çanta krahu, dy pale këpuce te ndryshme “.