Policia deklarohet për të shtënat me armë në një fshat në Klinë, thonë se i dyshuari shtiu tri herë në ajër

Të shtëna me armë zjarri pati sot në fshatin Videnjë të komunës së Klinës.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës për Pejë, Fadil Gashi tha për Indeksonline se me të pranuar informacionin, të gjithë njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot me datën 04.08.2020 rreth orës 13:25 Policia në Klinë është informuar për të shtëna me armë zjarri në, patrullat dhe Njësiti i Hetimeve bashkë me Forenzikën e të gjitha njësitë kompetente i janë përgjigjur rastit në vendin e ngjarjes, ku edhe janë gjetur tri gëzhoja”, tha Gashi.

Poashtu ai theksoi se dyshohet që të shtënat ishin nga një kalimtar rasti, i cili shtiu me armë në ajër dhe jo në drejtim të ndonjë shtëpie, siç edhe ishte raportuar në fillim.

“Shtiu tri herë më armë dhe Policia është në kërkim të personit i cili bëri këtë veprim”, shtoi tutje Gashi.