Kurti me bashkëpunëtorë ishte për ngushëllime në familjen Alushani

Në varrezat e fshatit Komoran të komunës së Drenasit të enjten janë varrosur Miradije dhe Luan Alushani, nëna dhe vëllai i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imer Alushanit, shkruan Kosova Post.

Ndërsa sot kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me Rexhep Selimin dhe bashkëpunëtorë tjerë, kanë shkuar për ngushëllime te familja Alushani.

Kujtojmë se Miradije dhe Luan Alushani ndërruan jetë në orët e para të së mërkurës, ku fillimisht ndërroi jetë Luani, pas një sulmi në zemër që kishte, ndërsa disa orë më vonë vdiq edhe e ëma.