Klina kërkon mobilizim maksimal për fitorën e LDK-së në zgjedhjet e 14 Shkurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës po mobilizohet gjithandej në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit.

Një frymë pozitive po shihet në Klinë, ku takimet nuk po mungojnë.

Sot, kandidatët e LDK-së për deputet nga komuna e Klinës në Kuvendin e Kosovës z. Fadil Gashi dhe znj. Filloreta Berisha të shoqëruar me nënkryetarin e Komunës së Klinës z. Besim Hoti, dhe kandidatët për deputet z. Bahtir Kastrati dhe z. Salih Morina, sot zhvilluan takim me strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në nëndegën Arbëria në qytetin e Klinës.

Takimin e hapi kryetari i nëndegës Arbëria z. Islam Raci
“Në këtë takim u kërkua mobilizim maksimal për fitorën e Lidhjes Demokratike në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Shteti. Shtet.”, thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Klinë.