Objekti i Klinë/ Inspektorati i punës ndalon punimet aty ku rrezikohet jeta e punëtorëve

Javën e kaluar, IndeksOnline ka publikuar pamjet se si në një objekt që është në ndërtim e sipër në Klinë, ka mungesë të kushteve të punës për punëtorë.

Inspektorati i Punës me të pranuar informacionin ka arritur fillimisht të lokalizojë vendin e ngjarjes e më pas inspektimeve ka vendosur për ndërprerjen e punës deri në përmbushjen e kushteve për siguri të punëtorëve.

Kryeinspektori Hekuran Nikçi, në një prononcim për IndeksOnline ka deklaruar se puna në këtë subjekt është ndaluar derisa pronari të krijojë kushte të punës për punëtorët.

“Inspektorët kanë konstatuar se ka rrezik për jetë dhe natyrisht që puna është pezulluar”, ka thënë Nikçi.

Rikujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm kur inspektorët veprojnë pasi shohin materiale të publikuara në IndeksOnline e që paraqitet rrezik i lartë në vende të punës./IndeksOnline/