Ngjarje si në filma/ I dyshuari nga Isniqi ua drejton armën policisë në Deçan- arrestohet gjatë aksionit

Një person ka tentuar tu ikë policëve në Deçan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ndërsa menjëherë ka ardhur reagimi i zyrtarëve policor.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se i dyshuari në tentim ikje ua ka dërguar armën e zjarrit policëve mirëpo për fat nuk është shkrepur ajo.

Pas një aksioni profesional të zhvilluar nga policia, është arrestuar i dyshuari nga Isniqi dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Mësohet po ashtu se i arrestuari është emër i njohur për autoritetet e rendit në këtë rajon.