Meçi i shumëpritur mes bokserit nga Kosova dhe djalit të Arkanit, në javën e ardhshme vendoset gjithçka

Boksieri nga Kosova, Petrit Mazrekaj, ka njoftuar se në javën e ardhshme do të vendoset vendi dhe data e saktë e meçit me djalin e Arkanit, Veljko Raznatovic, transmeton Gazeta Metro.

Meçi i tyre ishte paraparë që të zhvillohet më 31 gusht të vitit të kaluar, por që në fund ishte anuluar për shkak se boksieri serb kërkonte që meçi do të zhvillohet vetëm në Serbi.

Sot (e mërkure), boksieri nga Kosova ka njoftuar se në javën e ardhshme ai do të takohet me menaxherin e Raznatovicit, ku edhe do të vendoset vendi dhe data e saktë e meçit.

Mezrekaj gjithashtu ka njoftuar se menaxheri dhe boksieri serb janë pajtuar që ky meç të zhvillohet në një vend neutral, ashtu siç ishte thënë në fillim.

Njoftimi nga Petrit Mazrekaj (pa ndërhyrje):

“Të Dashur Miqë dhe Adhurues të Sportit desha te ju njoftoj qe në javen qe do vije do te kem nje takim me menagjerin e djalit te Arkanit ku aty do te vendoset data e saktë e meçit , vendi ku do te mbahet meçi dhe gjithashtu do të nenshkruhet dhe nje kontrat e re ku kesaj heret do të jet fikse! M’vjen keq qe ky meç eshtë vanuar kaq shum ama si thuhet nje fjal popullore “me mir von se kurr” me ne fund djali i Arkanit me menagjert e tij u bind qe meçi të mbahet ne nje vend Neutral! Ju Adhurues të boksit do te jeni gjatë gjithë kohës të Informuar rreth kohës dhe datës qe do të vendoset!”.