Kapen dy persona me drogë në Pejë

Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Pejë pasi që tek të njëjtit në veturën e tyre gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 25.8 gram, një pako me rizle letër për mbështjellje të Marihuanës dhe një kartëmonedhë prej 5 eurosh.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 02:00 në rrugën “Maja e Zezë” në Pejë, transmeton IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tyre është hapur rast për posedim të paautorizuar të narkotikëve.