Tentim-vrasje në Komoran, shkrepen pesë plumba në drejtim të një personi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjuajtjen e djeshme me armë në Komoran të Drenasit.

Policia bën me dije se është pranuar informata për të shtëna, teksa njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.