Vdes një grua nga Klina në QKUK, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua nga fshati Jashanicë i Klinës, që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka vdekur.

Sipas raportit mjekësor, ajo ka vdekur si pasojë e komplikimeve në zemër,

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Fsh. Jashanicë, Klinë 21.06.2022 – 16:00  Më 24.06.2022 gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK, sipas raportit mjekësor, si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë viktima femër  kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

SHARE