Java fillon me diell e temperatura mbi mesataren, vikendi me shi e rënie të temperaturave

Gjatë pesë ditëve të para të nëntorit parashihet të mbajë mot me diell dhe temperatura mbi mesataren për sezonin e stinës së vjeshtës.

Përgjatë relievit malor parashihen vranësira të shpërndara, ndërsa në orët e para të ditës do të ketë vesë dhe mjegull.

Nga e hëna deri në të enjten, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 24 gradë Celsius.

Të premten do të ketë mot më të freskët. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17 deri në 19 gradë Celsius.

Vikendi parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu. Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimit, njofton Instituti Hidrometeorologjik.