Fadil Gashi dhe Filloreta Berisha takim me elektorat të LDK-së në nëndegën në Jashanicë

Kandidatët për deputet në komunën e Klinës, Fadil Gashi dhe dr.Filloreta Berisha, po vazhdojnë intensivisht takimet e afërta me qytetarë.

Ata gjatë ditës së sotme, ishin në nëndegën e LDK-së në Jashanicë, ku edhe prezantuan programin e LDK-së, më të cilin synon të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme.

Në këtë takim, pati edhe dy mysafirë të rëndësishëm.

Ky është postimi i LDK-së, dega në Klinë:

Takim me elektorat të LDK-së në nëndegën në Jashanicë.
Kandidatët për deputet nga dega e LDK-së në Klinë z. Fadil Gashi dhe dr. Filloreta Berisha u mirëpritën nga kryetari i nëndegës së LDK-së në Jashanicë dhe nënkryetari i komunës së Klinës z. Besim Hoti. Kandidatët prezantuan programin që LDK ka përgaditur për 4 vitet e ardhshme dhe u zotuan që do të përfaqësojnë qytetarët në kërkesat e tyre.
Mysafirë në këtë takim ishin edhe kandidatët për deputet: Alma Lama dhe Isa Podrimaj
Voto LDK 132
Voto Fadil Gashi 49
Voto Filloreta Berisha 45
Shteti. Shtet.<