Disa familje në Klinë nuk i marri nga 130€ të pakos 15

Shkruar nga: Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Klinë, zt. Ilir Bacaj,

Papërgjegjësi totale e Ministrisë së Financave!
Më qindra kryefamiljarë vetëm në Komunën e Klinës edhe pse janë njoftuar më anë të SMS-ve, që janë përfitues të asistencës mujore prej 130.00 Euro, sipas masës 15, dhe të njëjtët janë udhëzuar të drejtohen në pikat e zyrave postare për ta tërhequr pagesën, pagesat këtyre kryefamiljarëve nuk u janë dhënë, me arsyetimin se nuk gjenden në sistemin e pagesës…
Është e rrugës që MF, të ju jap një përgjigje edhe qytetarëve por edhe Institucioneve që po ballafaqohen më kërkesa krejtësisht të arsyeshme të këtyre palëve të pakënaqura, se cila është arsyeja e një gabimi të tillë!