Nesër reshje bore në Kosovë

Reshje bore pritet të ketë të dielën në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Ata kanë bërë të ditur se nesër do të ketë fjolla të dobëta bore, ndërsa temperaturat pritet të lëvizin mes -4 dhe -6 gradë celsius, deri tek maksimalet që pritet të sillen rreth 2-3 gradë celsius. “

Dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe me fjolla të dobëta bore. Në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull të lehtë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, njofton IHMK