Pas pandemisë Komuna e Klinës fillon me realizimin e projekteve

Shkruan Mirsad Dakaj

Që nga 13 marsi, kur në Klinë u konfimu pacienti zero me virus, krejt vëmendja është përqendrua në menaxhim të situatës e rritjen e kujdesit ndaj shëndetit të qytetarëve.

Projektet tjera të planifikuara, në secilin dikaster, ishin shtyrë për kohë të pacaktuar.

E, pas suksesit në menaxhim me virusin tinëzar, Komuna e Klinës ka fillu me realizimin e planifikimeve, premtimeve e kërkesave të shumta e të arsyeshme të qytetarëve.

Janë nënshkruar disa kontrata e janë hapur disa procedura tjera të prokurimit.
Shumë shpejt do të fillojë mirëmbajtja e hapësirave publike.

Po ashtu, përveç që po përfundojnë problemet me rrugë për banorët e fshatrave Poterq, Këpuz e Mrasor, pasi shpejt fillon asfaltimi i rrugëve, për nxënësit e shkollës në Volljakë po krijohen kushte të favorshme për aktivitete sportive, pasi po rinovohet fusha e sportit e kësaj shkolle. Rregullohet edhe oborri i shkollës fillore më të madhe në Klinë, që mbanë me krenari emrin e veprimtarit Ismet Rraci.

Në ish komunën e Ujmirit, tash fshat që e ka humb rëndësinë e dikurshme, shpejt fillon ndërtimi i ambulantes dhe zyrës së vendit.
Në Radullovc e Jagodë fillon shtrirja e rrjetit të ujërave të zeza.

Po ashtu do të përkrahen edhe bujqit, me projekte të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në ekonomitë familjare.