U raportua se vdiq krimineli serb, reagon djali i tij!

Raportimi se ka vdekur krimineli serb, Ratko Mladiq, është përgënjeshtruar me shpejtësi nga Gjykata e Hagës.

Raportimi në fjalë, i bazuar në një postim nga ministrja e jashtme e BIH-së, Bisera Turkoviq, është hedhur poshtë edhe nga djali i Raktos, Darko Mlladiq

Postimi ne Twitter, sipas gjitha gjasave i hakuar nga hakeret
Ai ka thënë se babai i tij nuk ka ndërruar jetë. “Unë fola me babanë tim gjysmë ore më parë, është mirë – tha Darko për Alo.rs.

Image result for ratko mladic
Ndryshe, me 22 nëntor 2017, Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë, e kishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të pëjetshëm ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiq.

Ai akuzohej për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ratko Mladiqi, ishte akuzuar në vitin 1995 së bashku me udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, por që të dytë i ishin shmangur drejtësisë për më shumë se një dekadë.

Image result for ratko mladic
Ratko Mladiqi u akuzua për vrasjen e mbi 8 mijë djemve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.