Zvicër, policia gjen një gjarpër gjigand në veturën e dy kosovarëve

Gjatë një kontrolli të automjetit, policia zvicerane ka zbuluar një gjarpër gjigand. ‘Python tigër’, i cili ishte 2.5 metra i gjatë dhe peshonte 15 kilogram, ishte në një kuti. Sipas policisë është e paqartë se nga erdhi.

Siç njoftuan autoritetet, një patrullë në Oberëil vuri re një makinë të enjten mbrëma. Policia kontrolloi katër banorët, një grua kosovare (27), një kosovare (31), një franceze (18) dhe një zvicerane (20) si dhe kontrolluan makinën. Gjatë procesit, ata hasën edhe në një sasi të vogël lëndësh narkotike.

Gjarpëri u dërgua në spital special. Sipas Blick.ch shërbimet e urgjencës u mahnitën.

Ndërsa, katër të dyshuarit kishin dhënë deklarata të ndryshme për origjinën e gjarprit.

Sipas policisë, kërkohet një leje për posedimin e një gjarpri të tillë.