Vetura rrokulliset në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë orëve të para të mëngjesit. Një veturë është aksidentuar duke u rrokullisur në mes të rrugës në lagjen ‘Emshir’, të Prishtinës.

Si pasojë nga qytetarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes raportohet edhe për të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Autoambulanca dhe ekipet e tjera sipas dëshmitarëve, ende nuk kanë arritur në vendin e ngjarjes.