Sejdiu Mendoj që Klina duhet të hiqet nga Karantina

Drejtori i shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu thotë

Mendoj që KLINA
duhet të hiqet nga KARANTINA

Kjo për dy arsye :
✅ Kemi besim të kujdesi dhe kultura e KLINASVE , të cilët po tregohen maksimalisht të pergjegjëshem dhe të kujdesëshem, karshi masava parandaluese kunder Covid 19″ dhe për këto arsye Klina duhet të jetë komuna e parë që hiqet nga Karantina .
✅ Tashmë ne kemi masa edhe vendime të qeverisë të cilat e bëjnë kufizimin e lëvizjes të qytetarëve në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit dhe duke qenë se ky kufizim është një orë e gjysmë, nëse respektohet në plotni ky vendim, nuk ka asnjë mundësi praktike dhe psikologjike që një qytetar i Komunës së Klinës për 90 minuta të shkojë në një qytet tjetër dhe të kthehet. Pra respektimi si duhet i masave, veprimeve dhe vendimeve të qeverisë është në fakt një lloj karantine.
Komuna e Klinës ka kaluar në një nivel tjetër ,risku është akoma prezent por nëse hiqet karantina, ne mund t’i përdorim këto resurse policore dhe organizative qoftë për të respektuar vetizolimin e personave që kanë kontakt me personat e prekur me COVID-19 e po ashtu edhe për t’u respektuar MASAT por edhe karantina në fshatra, respektivisht vendbanime ku kemi të prekur eventual apo edhe të dyshuar me COVID-19 në vazhdimësi.
⤵️Por sido qoftë ky është vetëm mendimi im sepse kjo nuk është as në dorën e Komunës dhe as në dorën e Ministrisë së Shëndetësisë, por është në dorën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike sepse ju e dini që në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së edhe merren vendimet për këto çështje dhe për këto mëndime.

Ju lutemi nga ❤ qëndroni në ? sepse FUNDI I izolimit nvaret nga ju …