SHBA-ja do të ndalojë mediat sociale për fëmijët nën 13 vjeç

Demokratët amerikanë dhe republikanët kanë rënë dakord për efektet negative të mediave sociale tek të miturit.

Ata kanë paraqitur një projekt-ligj dypartiak në Senatin amerikan, “Akti i mbrojtjes së fëmijëve në mediat sociale”.

Masa do të përcaktojë që fëmijët nën 13 vjeç janë të ndaluar nga rrjetet sociale dhe ata midis 13 dhe 17 vjeç kanë nevojë për pëlqimin e prindërve për të krijuar një llogari.

Sipas ligjvënësve që propozuan ligjin, media sociale është përgjegjëse për përkeqësimin e krizës së shëndetit mendor në vend dhe gjithashtu ka kontribuar në rritjen e sjelljeve vetëvrasëse tek fëmijët dhe të rinjtë.

Masa vjen pasi Kongresi po kërkon të bëjë platformat e mediave sociale më të sigurta për fëmijët. Ndër hipoteza është edhe ndalimi i TikTok.

Në fakt, sipas Ligjit për Mbrojtjen e Privatësisë në internet të Fëmijëve, i njohur si Coppa, kompanitë e mediave sociale tashmë i ndalojnë fëmijët nën moshën 13 vjeç të përdorin platformat e tyre, por ligji shpesh anashkalohet. /ANSA/