Si të reagoni nëse hasni në gjarpër helmues, këshilla që do t’ju duhen

Dalja në natyrë apo në ambiente ku mungon lagështia mund të çojë në takimin me ndonjë gjarpër, e kjo sigurisht se nuk do të jetë ndjenjë e mirë.

Ekspertët që studiojnë botën shtazore kanë rekomanduar një varg këshillash se si duhet të reagohet kur njeriu takon ndonjë gjarpër, që konsiderohet ndër zvarranikët më helmues në botë, shkruan Environment.

Si të reagoni?

Asnjëherë mos tentoni t’i kapni ose t’i vrisni me dorë. Kjo konsiderohet lëvizja më e rrezikshme që mund të bëni, pasi gjarpërinjtë e ndjejnë rrezikun dhe mund t’i pickojnë në vetëmbrojtje. Mos i anashkaloni gjarpërinjtë e vegjël. Mos harroni se ata mund të jenë më të rrezikshëm pasi në momentin kur ata lindin, janë të mbushur me helm.

Lëreni të qetë dhe mos lëvizni. Kjo konsiderohet ndër këshillat më elementare për njerëzit që shohin gjarpërinj. Ata do të largohen pas pak kur nuk e ndjejnë rrezikun dhe nuk ndihen të provokuar.

Nëse gjarpri është para jush dhe vazhdon të qëndrojë aty, bëni disa hapa mbrapa në mënyrë që ta keni distancën e mjaftueshme me të.

E fundit, rekomandohet që të largoheni nga zona ku qëndrojnë gjarpërinjtë pasi mund të ndodhë që të takoni edhe të tjerë.