Kroacia rihap kufijtë me 10 vende, por ka një kusht për turistët e huaj

Kroacia ka hapur kufijtë me 10 vende në kuadër të lehtësimit të masave kundër pandemisë.

Rihapja e bërë duke përfshirë shumë tregje kryesore të turizmit të saj, si Austria, Gjermania, Republika Çeke, Latvia, Polonia, Lituana, Hungaria, Sllovakia dhe Estonia.

Por, siç raportojnë mediat e huaja, që të futet në territorin kroat, çdo vizitor do të duhet të tregojë një test negativ për COVID-19.

Ndryshe, siç thuhet më tej, Kroacia ka regjistruar rreth 100 vdekje nga COVID-19 dhe është përgjigjur shpejt ndaj sëmundjes.

Instituti i Shëndetit Publik ndërkohë ka publikuar udhëzime edhe para arritjes së turistëve nga Kina në fund të janarit.

Por pandemia ka goditur rëndë industrinë e turizmit në vend, shpëtimi i të cilit sektor, përkatësisht sezonit veror ka të ngjarë të jetë një përparësi kryesore për qeverinë