Nga e hëna, administrata e Komunës së Klinës me orar të rregullt të punës

Komuna e Klinës njofton se administrata e Komunës së Klinës, nga e hëna do të fillojë me orar të plotë të punës.

“Drejtoria e Administratës në Komunën e Klinës, njofton se të gjithë nëpunësit duhet të paraqiten në vendin e tyre të punës nga data 1 qershor më orar të rregullt të punës nga ora 08:00 deri 16:00”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se nga data e lartcekur Komuna e Klinës do të veprojë me staf të kompletuar në shërbim të qytetarëve me qëllim të arritjes së objektivave, pas vlerësimit të gjendjes epidemiologjike më rrezik të reduktuar nga organet kompetente dhe masave lehtësuese të Ministrisë së Shëndetësisë. /