Ky është vendimi që mori UP-ja për afatin e provimeve

Në mbledhjen që ka mbajtur të premten Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka vendosur pas shumë diskutimesh që të aprovojë kërkesën e studentëve të këtij universiteti për mbajtjen e provimeve në kohën kur vendi vazhdon të përballet me Covid-19.

Në këtë mbledhje është vendosur që provimet të mos organizohen para datës 15 qershor, ndërsa është aprovuar edhe propozimi që në qershor të jenë dy afate. Njëri do të jetë i rregullt, kurse tjetri plotësues, e në të cilin do të mund të mbahen 1-2 provime.

Senati po ashtu vendosi që situatë e njëjtë të jetë edhe në shtator, ku studentët do të kenë dy afate, të rregullt dhe plotësues, në të cilin mund t’i nënshtrohen deri në dy provime.

Ndërsa dy propozimet e Parlamentit Studentor e të cilat u debatuan gjatë kësaj mbledhje janë këto:

Propozimi I:

Provimet nuk lejohet që të organizohen para datës 15 qershor.Mbajtja e afatit plotësues të qershorit deri me dy provime.Mbajtja e afatit të rregullt të qershorit.Mbajtja e rregullt e afatit të shtatorit.Mbajtja e afatit plotësues të Shtatorit deri me dy provime.Të shtyhet fillimi i vitit të ri akademik për dy javë në mënyrë që organizimi i provimeve të mos interferojë me vitin e ri akademik.

Propozimi II:

Provimet nuk lejohet që të organizohen para datës 15 qershor.Mbajtja e afatit të rregullt të qershorit.Organizimi i një afati të plotë, të provimeve gjatë verës.Mbajtja e afatit të rregullt të shtatoritTë ketë hapësirë të mjaftueshme kohor ndërmjet afateve.Të shtyhet fillimi i vitit të ri akademik për dy javë në mënyrë që organizimi i provimeve të mos interferojë me vitin e ri akademik./Klina info/