Një i person humb jetën nga aksidenti i rënë në Komoran

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit në Komoran. Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë për Telegrafin se nga ky aksident një person ka humbur jetën.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë.

Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të cilat po merren me rastin.