Gjenden dy mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Pejë

Dy mjete shpërthyese janë gjetur mëngjesin e sotëm në Stacionin e Autobusëve në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi konfirmoi për Telegrafin se mjetet shpërthyese janë gjetur rreth orës 06:00.

“Rreth orës 06:00 janë gjetur dy mjete shpërthyese, dy granata dore. Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguru vendin. Jemi në pritje të njësitit të deminimit të FSK-së”, tha ai.

Telegrafi do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.