Shyhrete Behluli si çikë e re, edhe të bijave ju bën konkurrencë

Këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme, Shyhrete Behluli po vazhdon të jetë një prej artisteve më të kërkuara dhe më dashura në tregun e muzikës.

Ajo krahas projekteve muzikore, është prezente edhe me koncertet dhe emisione të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Së fundi Shyhretja ishte e pranishme në emisionin “Soire” në Shqipëri nga ku edhe ka publikuar fotografi.

Në një fustan blu dhe këpucë me taka të larta, Shyhrete dukej në formë të mirë dhe tejet elegante.